Në Maqedoni janë gjetur mbetje fosilesh të elefantit, të vjetra tetë milionë vite

Në Maqedoni janë gjetur mbetje fosilesh të elefantit, të vjetra tetë milionë vite

Javorja “Fokus” raporton se në afërsi të fshatit Disani i Poshtëm në Negotinë, janë gjetur mbetje fosilesh nga elefanti. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për specie e zhdukur të elefantit vjetërsia e së cilës vlerësohet afërsisht tetë milionë vite, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjetja e skeletit nga specia e zhdukur është me rëndësi të veçantë. Ekipet paleontoligjike nga Muzeu i Historisë Natyrore të Maqedonisë dhe Muzeu i Natyrore nga Sofja nga njëzet prilli të këtij viti kanë filluar me gërmimet e mbetjeve të fosileve nga lloji i zhdukur i elefantit (Choerolophodon pantelici). Kjo kafshë në zhdukje ka jetuar në habitatet barishtore të ngjashme me savanën dhe konsiderohet të jetë më e vjetër se nga mamuthi.

Ministri për Kulturë, Robert Allagjozovski do ta vizitojë nesër lokalitetin në orën dhjetë, ku do të prezantohen detajet rreth zbulimit, lajmërojnë nga Ministria.

Me ndihmën e Ministrisë së Kulturës nëpërmjet programit për aktiviteti i muzeu, grupet adekuate nga Muzeu i Natyrës nga Shkupi dhe Muzeu Natyror i Sofjes nga Bullgaria, do t’i koleksionojnë mbeturinat e gjetura. /Telegrafi/