Në Maqedoninë e Veriut mungojnë 536 zjarrfikës, tregojnë të dhënat e Qendrës për Komunikim Civil. Vetëm katër nga 30 njësi kanë më tepër se minimumi ligjor dhe atë një apo dy, derisa gjashtë njësi kanë aq sa minimumi i lejuar.
Më tepër zjarrfikës, dhe atë mbi 200, i mungojnë vetëm Shkupit. Më pas vijojnë Tetova, ku mungojnë 65 zjarrfikës dhe Gostivari me mungesë prej 52 zjarrfikës më pak nga rregullorja e paraparë. Në Kumanovë mungojnë 49 zjarrfikës, në Manastir 32, në Prilep 26.
Kur bëhet fjalë për automjetet e zjarrfikësve, siç thuhet në raport, njësitë e zjarrfikësve kanë gjithsej 241 automjete. Këto automjete mesatarisht janë të vjetra rreth 28 vite, dhe 68% e tyre janë nga shekulli i kaluar. Për krahasim nga zjarrfikësit, një hulumtim i veturave të ministrive dhe komunave tregoi se veturat e tyre janë të vjetra vetëm 12 vite.
Data 08.11.2026
Aktuale
- Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)
- Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël
- Presidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë së re
- E shtuna e katërt e protestave në Francë, përplasje në Lion dhe masa të rrepta sigurie në Paris
- Erion Veliaj, kurbani që duhet të zgjedhë kasapin
- ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën
- Kthimi i trurit: 171 mjekë rikthehen në Kosovë në vitin 2025
- Tragjedia në Prizren: 22-vjeçari humb jetën pas rënies nga motor katërrotësh



