Aktualisht, në Hotel “Mak Petrol”, janë akomoduar 76 persona, të cilët duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.
Gostivari Sot mëson formën e funksionimit të karantinës në Hotel “Mak Petrol” në Mavrovë. Personeli i hotelit përgatit ushqimin, kurse pjesëtarët e Policisë, të vetëmbrujtur me masa sigurie (dorëza dhe maska), ua servojnë ushqimin.
Lokacioni i dytë që do të aktivizohet këto ditë është qendra turistike në Bunec. Edhe aty, pritet të vendosen shtetasit që vijnë nga jashtë që obligativisht detyrohen të qëndrojnë në karantinë 14 ditëshe