Në ndeshjen e pensionimit, lojtari ekzekuton penalltinë më të dobët ndonjëherë

Në ndeshjen e pensionimit, lojtari ekzekuton penalltinë më të dobët ndonjëherë
20:30 | 19 Maj 2019

Tifozët e Perth Glory kanë mbetur të shokuar pas një penalltie “patetike” nga sulmuesi Brendan Santalab, që rezultoi me fitoren e Sydney në finalen e ligës së Australisë.

Santalab përfundoi karrierën e tij 19-vjeçare me goditjen më të dobët të penalltisë, e cila erdhi drejt e në duart e portierit të Sydneyt Andrew Redmayne.

Pas një finale madhështore, Sydney rrëmbeu titullin pas goditjeve të penalltive për ta fituar kampionatin e katërt në histori, transmeton lajmi.net.

Dalja në pension e Santalab nuk mund të vinte në një kohë më të mirë, me tifozët e Perth Glory që ishin të zemëruar me goditjen e tij, me disa madje edhe duke e quajtur atë ‘penalltinë më të keqe që do të shihni ndonjëherë’.

”Unë nuk mund të besoj se Santalab u përpoq të godiste me panenka penalltinë e tij të fundit profesionale. Vetëm… Pse?”, shkroi një nga tifozët e Perth.

Më poshtë pamjet nga goditja katastrofale e Santalab, që do harrojë shumë shpejt ditën e pensionimit të tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS