Në një lokal nate në Tearcë arrestohet një shtetase nga Kosova

Në një lokal nate në Tearcë arrestohet një shtetase nga Kosova

Në periudhën nga ora 23.00 të datës 15.04 deri në ora 00.05 të datës 16.04.2019 zyrtarët policor kanë kryer një aksion në një lokal nate përskaj rrugës regjionale Tetovë -Jazhincë, në fshatin Tearcë, transmeton Almakos.

Gjatë kontrollit është gjetur një shtetase nga Kosova e cila ilegalisht ka punuar në objekt. Ajo është arrestuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.