Me 23.03.2019 në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 04.00 në një lokal nate në fshatin Zhelinë, Tetovë, gjatë kryerjes së një aksioni kontrollues nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Tetovë, janë kapur B.M.(21), K.O.(20) dhe B.R.(21), të gjitha nga Republika e Shqipërisë, që kanë qenë pa dokumente adekuate, transmeton Almakos.
Ata janë arrestuar në Stacionin Policor për procedurë të mëtutjeshme.