Me 22.02.2019 në ora 18.30 në Stacionin Policor në Rankovce, D.V.(36) nga Kriva Pallanka ka lajmëruar se me 21.02.2019 në ora 18.45 në një shitore në fshatin Rankovce, një person i panjohur ka lëshuar në qarkullim një bankënotë prej 100 euro, për të cilën dyshohet se është fals, transmeton Almakos.
Personi ka blerë cigare në vlerë prej 1800 den dhe iu është kthyer kusur prej 4300 denar. Me vërtetim për lëndë të konfiskuara përkohësisht bankënota është ngritur për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.