Në përvjetorin e katërt të lidhjes, Keisi i dedikon fjalë zemre Stresit

Në përvjetorin e katërt të lidhjes, Keisi i dedikon fjalë zemre Stresit

Keisi dhe Stresi janë çift mjaft i komentuar në medie.

Keisi Lushaj përmes një postimi në Instagram, ka treguar se sot ajo dhe Stresi kanë bërë 4 vite që kur janë bashkë, shkruan lajmi.net.

Në mesazhin dedikuar Stresit, Keisi thotë se ishte dashuruar në sytë e Stresit në shikim të parë.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I KEISIT, PA NDËRHYRJE:

“E mbaj mend ditën kur u çmënda pas syve të tu! Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë syt dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta, dhe me pas kur u ktheva në shtëpi I thash motrës “WOW çfarë sysh që kishte Stresi!” Gjithë ditën më ngeli mëndja tek to….Ja ku jemi 4 vjet më pas dhe ato syt e tu vazhdojn të më çmëndin si në ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që e doja! He literally is the most beautiful man I’ve ever seen in my life”.

Kënga e tij e fundit është ‘Gunshot’ qe ishte në bashkëpunim me Anestezion , por Stresi prej kohësh nuk është aktiv në muzikë për shkak që ende është në burg. /Lajmi.net/

TAGS