“Në podium pas Togos dhe Angolës”, Spahia ironizon Ramën: Shqipëria medalje bronzi për numër testimesh!

“Në podium pas Togos dhe Angolës”, Spahia ironizon Ramën: Shqipëria medalje bronzi për numër testimesh!

Bardh Spahia, ish-deputeti i PD, ka publikuar shifrat e testimeve për COVID-19 të Shqipërisë, duke publikuar kështu dhe shifrat që e rendisin mes vendeve të botës së tretë.



Spahia ka ironizuar Ramën, ndërsa thekson se Shqipëria bëri një hap galopant në shëndetësi!

“Në podium, pas Togos dhe Angolës, e treta nga fundi në botë me medalje bronzi për numër testimesh!”, shkruan ai.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

Pas 7 vitesh, Shqipëria bëri një hap galopant ne shendetesi! Në podium, pas Togos dhe Angolës, e treta nga fundi në botë me medalje bronzi për numër testimesh!

Urime zoti Kryeministër!