Në pritje të marrëveshjes finale, “Sport” zbulon klubin e ri të De Ligt

Në pritje të marrëveshjes finale, “Sport” zbulon klubin e ri të De Ligt

“Sport” zbulon emrin e klubit të ri të mbrojtësit fantastik të Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt.

Matthijs De Ligt është aktualisht një prej futbollistëve më të kërkuar në botë, para rihapjes së afatit kalimtar të verës.

Qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdam ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester Cityn dhe Juventusin.

Por, e përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Barcelona është favorite e re për transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

De Ligt thuhet se preferon t’i bashkohet shokut të tij nga Ajax, Frenkie de Jong i cili tashmë ka zyrtarizuar transferimin në Camp Nou për sezonin e ri. /Lajmi.net/

TAGS