Në pritje të vogëlushit, Almeda Abazi tregon se si do të quhet djali i saj

Modelja shqiptare tashmë i kanë mbetur më pak se tre muaj para se të sjell në jetë fëmijën e parë.

Almeda Abazi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ku pret të bëhet prind me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur të komunikoj me fansat përmes rubrikës “Ask me” të Instagramit.

A do t’ia mëson djalit gjuhën shqipe? Cili ushqim i hahet më shumë? Almeda ka treguar se gjatë këtyre muajve i hahet çdo ushqim dhe se nuk ka diçka të veçantë që e kërkon me ngulm.

Almeda ka zbuluar edhe një tjetër detaj për të birin të cilin kanë vendosur ta quajnë Efehan dhe ka treguar se do t’i flasë shqip.

Lexo po ashtu:

Gjëja e preferuar gjatë kësaj periudhe për Almedën është të dalë me veturë teksa dëgjon këngët e saj të preferuara.

Ndryshe, Saysiman po vazhdon me projekte filmike dhe serale në kinematografinë turke. /Telegrafi/

TAGS