Në rast se iu ka ikur, Aduriz shënoi ndaj Valladolidit një nga penalltitë më të bukura që mund të keni parë ndonjëherë

Në rast se iu ka ikur, Aduriz shënoi ndaj Valladolidit një nga penalltitë më të bukura që mund të keni parë ndonjëherë

Në rast se fati i juaj apo skuadrës tuaj varet nga një penallti, atëherë Aritz Aduriz personi që duhet t’ia besoni njëmbëdhjetëmetërshin.

Këtë veterani spanjolli e tregoi edhe një herë në ndeshjen ndaj Real Valladolidit që përfundoi 1-1 në La Liga.

37-vjeçari shënoi golin e vetëm të Athletic Bilbaos në minutën e 45-të nga pika e bardhë, por mënyra se si e gjuajti penalltinë ishte fantastike. Sulmuesi nuk lëvizi nga vendi pothuajse fare dhe me një qetësi të paparë gjuajti saktë në portën kundërshtare.

Se Aduriz është specialist i gjuajtjeve të lira, e tregon edhe kjo statistikë: 21 gola nga penalltia në La Liga që kur u rikthye te Bilbao, më së shumti gola nga një spanjoll në top pesë ligat evropiane që nga sezoni 2012/13.

Aktualisht skuadra baske renditet në vendin e 17-të me 16 pikë, kurse Valladolidi në pozitën e 12-të me 21 pikë.

Aduriz gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe Valladolidin, ku gjatë dy sezoneve (2004/05 dhe 2005/06) në Segunda Division në 52 paraqitje kishte shënuar 22 gola.

Më herë ai ishte pjesë edhe e klubeve të njohura spanjolle si Mallorca dhe Valencias. /Telegrafi/

TAGS