Në “Reket” u shfaqën incizime të Bokit duke shkuar te Katica dhe të Milevskit në Qeveri

Në “Reket” u shfaqën incizime të Bokit duke shkuar te Katica dhe të Milevskit në Qeveri

Nga 21 qershori deri në ditën e arrestimit për reket Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe të gjykuarit për reket Zoran Milevski më 15 korrik 2019, ata të dy kanë qenë nën përcjellje fizike me masa speciale hetimore (MSH), për të cilat ata nuk e kanë ditur. Pamjet që u paraqitën sot në sallën e gjyqit i prezantoi Prokurorja për krim të organizuar Vilma Ruskovska, e cila kishte lëshuar urdhrin për përcjellje, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Gjatë asaj kohe, Boki 13, sipas incizimeve, kishte shkuar për vizita te e akuzuara për shpërdorim të pushtetit Katica Janeva, ndërsa Milevski më 3 korrik kishte hyrë në qeveri, ku kishte qëndruar shkurtimisht në Qeveri dhe u largua.

Në përshkrimin e incizimeve, nuk ka asnjë shpjegim se çfarë kishte bërë Jovanovski te Katica, as çka ka bërë Milevski në Qeveri. Lidhja e këtyre regjistrimeve të masave speciale hetimore me veprat penale në aktakuzë pritet të bëhet nga Ruskovska më vonë gjatë procedurës.

Të dy kanë qenë nën përcjellje nga MPB njëkohësisht edhe të mos arratisen.

Për shkak se nuk ka biseda private në incizimet e mbikëqyrjes, gjyqtarja Vaska Nikolovska Masevska lejoi që edhe publiku të marrë pjesë.

Milevski dhe një person i panjohur me tatuazhe kanë qenë nën përcjellje duke udhëtuar me makinë “Renxh Rover” në Kozle. Milevski dhe personi i panjohur shkojnë në barin “Intermeco” me makinën e gruas së Milevskit, Melina Milevski. Nga atje të dy shkojnë drejt lagjes Zhdanec.

Pastaj në një ndjekje të re të Milevskit, kësaj radhe ai është bashkudhëtar në një “porsche” me targa bullgare, që e drejton një burrë me flokë të thinjura. Ata shkojnë në “Intermeco” dhe më pas nisen për në Kumanovë. Pastaj kthehen në Shkup, të dy shkojnë në rrethin e fabrikës OHIS.

Pastaj vijon incizime me Milevski ndërsa shoferi e merr çdo ditë dhe e dërgon atë në ndërmarrjen “Orka Holding” të Orce Kamçevit, dhe më pas shkon në firmën “Pelisterka”.

“Pelisterka” është në pronësi të Cvetan Pandeleski, i cili me Kamçevin është i dyshuar në hetimin e madh financiar “Perandoria” të udhëhequr nga Lile Stefanova.

Pastaj vijon incizim i Milevskit, këtë herë në Ohër duke pirë kafe me të huajt dhe fjalë për fjalë për tërë udhëtimin e tij, kilometra dhe kilometra, jashtë shtëpisë.

E njëjta gjë është me Jovanovskin.

Prezantimi i PIM para arrestimit të të dy personave është ende duke vazhduar.