Në rritje numri i grave shtatëzëna që konsmojnë marihuanë

Të dhënat treguan se numri i grave që raportuan përdorimin e marihuanës gjatë vitit, para shtatzënisë u rrit nga 6.8% në vitin 2009 në 12.5% në vitin 2017

“Asnjë sasi e përdorimit të marihuanës nuk është treguar e sigurt gjatë shtatzënisë”, tha Kelly Young-Wolff.

Studimi nuk tregoi përse gratë kishin përdorur atë, ndonëse ka pasur dëshmi anekdotike që disa gra mund t’i drejtohen marihuanës për të ndihmuar në lehtësimin e stresit dhe të përzierjes që shoqërohet me sëmundjen në mëngjes.

Young-Wolff tha për NBC NeWs se përdorimi më i shpeshtë gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me rreziqe më të rënda shëndetësore për foshnjat. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve e dekurajon fuqishëm përdorimin e marihuanës nga gratë shtatzëna për shkak të shqetësimeve se do të ndikojë në zhvillimin neurologjik të fetusit.

TAGS