Me 20.05.2019 në ora 16.20 në fshatin Kadino, Shkup, vetura e tipit “Folksvagen” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.V.(43) nga fshati Kadino, e ka goditur këmbësorin G.G.D.(60) nga Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos.
Nga goditja G.G.D. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.