Me 19.03.2019 në ora 13.20 në udhëkryqin nga rruga regjionale Shkup-Veles dhe rrugës servisuese e cila çon për në lagjen Kolonia e Re, vetura e tipit “Ford Fokus” me targa nga Shkupi, e drejtur nga M.S.(56) nga Shkupi, e ka goditur një vajzë 13 vjeçare nga fshati Idrizovë, Shkup, e cila është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton Almakos.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.