Me 11.08.2019 në ora 23.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Vojvoda Vasil Cakalarov” dhe rruga “Kozle 6” vetura e tipit “Pezho 106” me targa nga Shkupi e drejtuar nga Gj.Z.(61) nga Shkupi e ka goditur I.D.(18) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar I.D. e cila është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.