Në dy javët e ardhshme do të zgjidhet furnizuesi universal i energjisë elektrike. Nga Komisioni Rregullator i Energjisë thonë se javën e ardhshme do të dihet kur do të jetë ankandi dhe nuk do të zgjasë 86 ditë për aq kohë sa parashikohet periudha maksimale, por i gjithë procesi do të përfundojë shumë më shpejt. EVN Furnizimi dhe ELEM Trejd ankandin negativ publik do ta fillojnë nga çmimi më i ulët i ofruar, që është 14.4%. Përndryshe, faza e fundit e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike tashmë ka filluar, dhe deri më tani furnizuesit nuk tregojnë interes në shitjen e energjisë elektrike për familjet, për shkak të çmimeve më të larta se ato në tregun e rregulluar.
Furnizuesit nuk janë të interesuar të ofrojnë çmime dhe energji elektrike për familjet, duke marrë parasysh që familjet në këtë moment kanë një çmim prej 73 euro për megavat orë, ndërsa në tregun e lirë dhe në tregun rajonal vetëm çmimi i blerjes pa përfshirjen e rrjetëzimit është mbi 70 euro për një orë megavat, kështu që absolutisht nuk ka interes për furnizuesit që të ofrojnë diçka, që para kohe shihet të jetë shumë më e shtrenjtë”. – theksoi Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE-së
Faktorët kryesorë për marrjen e një tenderi për furnizues universal janë që kompania të ketë kapital prej 20 milion eurove, por edhe përvojë në dërgimin e faturave. Ndërsa pritet zgjidhja e kompanisë që do të jetë furnizuesi universal, punën do ta kryejë EVN Maqedoni. Furnizuesi universal do të jetë i detyruar të furnizojë me energji elektrike të gjitha familjet dhe kompanitë e vogla që do të vendosin të mos hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Lidhur me kompanitë, kryetari i Komisionit rregullator Marko Bislimovski thotë se ka një interes për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike, sepse për ato është shumë më e favorshme dhe do të kenë kosto më të ulëta për prodhimin e energjisë elektrike. Tani për tani, nuk dihet se sa kompani kanë dalë në tregun e liberalizuar, por të dhënat do të mësohen në mes të muajit të ardhshëm.
Ile Petrevski
The post Në shkurt mësohet furnizuesi universal i energjisë appeared first on ALSAT-M.