Në shtëpinë e adoleshentit miliarder: Ylli i Dubait tregon rezidencën luksoze, përfshirë kopshtin zoologjik privat me 500 kafshë (Video)

Në shtëpinë e adoleshentit miliarder: Ylli i Dubait tregon rezidencën luksoze, përfshirë kopshtin zoologjik privat me 500 kafshë (Video)

Një djalë i pasur 16-vjeçar i cili thuhet se ka para “për të hedhur” falë babait të tij miliarder – i ka lejuar kamerat në shtëpinë e tij familjare në Dubai.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rashed Saif Belhasa, i cili gjithashtu njihet me emrin ‘Money Kicks’ në Instagram dhe mburret me 1.5 milionë ndjekës, jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe me familjen e tij në një rezidencë kaq të madhe, ku përdorin një karrocë golfi për të bërë një xhiro – dhe i cili ka kopshtin zoologjik të mbushur me kafshë ekzotike.

Rashed i rrethuar nga stili i tij i tepruar i luksit thotë se si ai ka në plan të ndjekë gjurmët e babait të tij, duke u marrë me industrinë e ndërtimit, për të grumbulluar një pasuri të tij.

Kopshti zoologjik i tij privat, që mund të shihet nga dhoma e madhe e qëndrimit ditor, strehon luanë, tigra, panterë, leopardë, gjirafa dhe arinj; dhe ato vizitohen nga njerëz shumë të famshëm, sipas të cilëve ai edhe ua vendos emrat.

Djaloshi është pronari krenar i një koleksioni të madh të këpucëve që raportohen të jenë me vlerë rreth 1 milion dollarë.

Kopshti zoologjik ka mbi 500 kafshë ekzotike që janë në pronësi të babait të Rashed, biznesmenit dhe miliarderit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Ahmed Belhasa, i cili filloi mbledhjen e kafshëve nga kopshtet e tjera private, pasi “ishin lënë pas dore”.

Kafshët e Rashedit kanë emra si Versace, Gucci dhe Dior, Armani, Paris Hilton, Jackie Chan dhe jo vetëm.

I pyetur nga regjisori gjatë një dokumentari, nëse ai është i vetmi fëmijë në botë me kopshtin zoologjik të tij privat, Rashed ka thënë: “Po, mund ta thoni. Nuk dua të fshihem prapa kësaj”.

Ai shpjegoi se për shkak se kopshti zoologjik nuk është i hapur për publikun, familja nuk ka ndonjë përfitim.

“Ne kujdesemi për të gjitha kafshët tona. Kur shkova në Kenia, pashë shumë luanë që vdisnin sepse hanin një herë në muaj dhe këtu hanë çdo ditë”.

Kanali në YouTube i të riut dhe faqja në Instagram shfaqin stilin e jetës së tij të mrekullueshme, duke treguar blerjet e tij të fundit së bashku me takimet me yjet e famshëm. /Telegrafi/

TAGS