Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.

Sipas Shërbimit Korrektues, i burgosuri rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

“Gjatë vuajtjes së dënimit,  i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante  nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë  edhe në QKUK .

Gj. P akuzohej për Veprën  Penale; Vrasje e rënd. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues, transmeton Telegrafi.

TAGS