Alsat 2019-04-20T13:19:40+02:00
Në fshatin Misleshevo të Strugës, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, janë shfaqur parulla me mbishkrimet BOJKOTO-VERIUN, të varur në rrugët e fshatit. Po ashtu mesazhe me të njëjtat përmbajtje janë gjetur edhe të shkruara nëpër mure dhe rrugë të këtij fshati. Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit ka bërë të ditur se rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, stacioni policor në Strugë është njëdtuar se në një shtyllë telefoni në afërsi të shkollës fillore “Jonce Krezhoski” në këtë fshat janë gjetur shkrime propagandistike për zgjedhjet e nesërme presidenciale. Nga Policia njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për të pastruar mbishkrimet dhe parullat. Gjithashtu policia e Strugës informon se një rast tjetër i tillë është vërejtur edhe në gardhin rrethues të shkollës fillore “Shën Cirkoski Lazarit” në fshatin Vranishtë, ku policia gjeti një tablo të varur me njërin prej kandidatëve në zgjedhjet e nesërme presidenciale. Edhe në këtë rast janë marrë masa për të larguar tablonë.
Loading…