Në Tabanoc prangoset shtetasi serb, kërkohet nga policia për vjedhje në Manastir

Në Tabanoc prangoset shtetasi serb, kërkohet nga policia për vjedhje në Manastir

Me 14.06.2019 në ora 22.00 në vendkalimin kufitar në Tabanoc zyrtarët policor e kanë arrestuar R.V.(45) nga Republika e Serbisë që ka udhëtuar me veturën “Folksvagen transporter” me targa nacionale serbe, për shkak të asaj se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se gjendet në listën stop për kryerjen e veprës penale vjedhje në territorin e SPB Manastir, transmeton Almakos.

Personi është arrestuar dhe dorëzuar në SPB Manastir për procedurë të mëtutjeshme.