Në Tiranë vritet një 26-vjeçar

Një person është ekzekutuar me armë mbrëmjen e së hënës, pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Rrugën “Zef Jubani” në Tiranë.

Mësohet se viktima është dërguar në morg, për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Jurgen Kurti, rreth 26 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima, 26-vjeçari Jurgen Kurti, është një emër i njohur për policinë pasi është përfshirë në akuzë për dy vrasje, një prej të cilave e babait të tij, njofton TCH.

Në prill të 2016-s, gjatë një konflikti familjar mbeti i vdekur babai i tij, Artur Kurti, krim për të cilin u dënua daja i viktimës të kësaj të hëne, Leonard Ristani.

Ndërsa një vit më pas, në prill të 2017-s, Jurgen Kurti, u përfshi në vrasjen e Agim Arapit në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit-ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

TAGS