Në Turqi zbulohet një mozaik 2000 vjeçar për horoskopin

Në Turqi zbulohet një mozaik 2000 vjeçar për horoskopin

Gjatë gërmimeve në lagjen Hisar të qytetit Bursa në Turqi janë gjetur rrënoja muri me “mozaikun e Mitrasit”, që mendohet se i përket periudhës romake dhe daton me shekujt 2 dhe 3 të erës sonë.

Muzeu trajton temën e shenjave të horoskopit dhe stinët e vitit, transmeton TRT.

Veçoria karakteristike e këtij mozaiku romak është se përshkruan kalimin e një viti diellor brenda 12 grupeve më të mëdha të yjeve.

Gjithashtu mozaiku simbolizon 12 muajt e vitit, shenjat e zodiakut, 4 stinët e vit dhe ditët e solsticit dhe ekuinokseve.

Mozaiku është i veshur me figura kafshësh dhe motive natyrore, ndërsa në qendër përshkruhet “Mitra”, e cila simbolizon diellin.

TAGS