Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, studentët e Fakultetit të Arkitekturës prezantuan punimet e tyre

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, studentët e Fakultetit të Arkitekturës prezantuan punimet e tyre

Arkitektët e ardhshëm, studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup,  sot hapën Ekspozitën vjetore ku prezentuan punimet e tyre, të cilat do të jenë të ekpozuara sot dhe nesër në Qendrën Kulturore Informative në Shkup.

Ekspozita trajton fenomenet dhe konceptet aktuale socio-kulturore, arkitektonike, përmbajtësore, ekologjike dhe urbane të paraqitura përmes projekteve të punuara nga studentët përgjatë këtij viti akademik.

Projektet tregojnë konceptet bashkëkohore arkitektonike dhe urbane dhe zgjidhje për lokacione të ndryshme në territorin e Shkupit dhe më gjërë, do të jenë interesante dhe frymëzuese për studentët, arkitektët dhe publikun e gjërë.

Hapja e ekspozitës u bë sot në orën 10:00 në galerinë QIK. Me këtë punimet e studentëve zgjuan interest ë madh nga pjesëmarrësit në këtë event, si dhe të ftuarit në këtë organizim.

UNT në këtë mënyrë ka për qëllim nxitjen, pjesëmarrjen dhe interesin e shtuar të publikut dhe mediave, me çka ekspozita do të marrë karakter interaktiv dhe do të hapet mundësia për komunikim dhe prezentim të veprave të studentëve me publikun.

Ekspozita vjetore e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë pranë UNT-Shkup do të mbahet më 12 dhe 13 qershor në galerinë QIK-Shkup.