Me 10.11.2019 rreth orës 09.00 në afërsi të një lokali në rrugën regjionale Vallandovë-Strumicë, zyrtarët policor nga SPB Strumicë kanë gjetur shtatë persona-emigrant, prej të cilëve gjashtë nga Siria dhe një nga Iraku, transmeton Almakos.
Pas masave të ndërmarra, zyrtarët policor në afërsi të liqenit artificial në eterin e fshatit Belotinë, kanë gjetur dy vetura të tipit “Audi A8” me targa nga Shkupi ku janë arrestuar N.B.(31) dhe B.I.(37) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale trafikim të emigrantëve.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vend ngjarje kontroll ka kryer ekipi i SPB Strumicë. Emigrantët dhe N.B. dhe B.I. janë dorëzuar te zyrtarët policor nga Qendra Regjionale Veri për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.