Nga gjithsej 45.989 votues të regjistruar në listën zgjedhore deri në orën 17 në Komunën e Velesit kanë votuar 40,02 për qind në 84 vendvotime.
Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor, në të gjitha 84 vendvotimet votimi po zhvillohet qetë në atmosferë demokratike dhe pa incidente.
Në Komunën Gradsko nga gjithsej 3.136 votues në 11 vendvotime deri në orën 17 në votim kanë thënë 1.437 apo 46 për qind.
Siç informoi për MIA-n, Meri Sedmakova, kryetare e KKZ Gradsko, në të gjitha vendvotimet votimi zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe pa incidente.
“Në Komunën e Çashkës nga gjithsej 6.101 votues në 30 vendvotime deri në orën 17 kanë votuar 45 për qind e votuesve”, informoi për MIA-n, Marjan Jovanovski kryetar i KKZ Çashkë.
Sipas tij, në të gjitha vendvotimet në Komunën e Çashkës zgjedhjet zhvillohen në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe pa incidente.
Njëherës prej të gjitha KKZ Veles, Gradsko dhe Çashkë u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët akoma nuk kanë votuar ta realizojnë të drejtën e tyre qytetare në vendvotimet të cilat janë të hapura deri sonte në orën 21.