Në vendkalimin kufitar të Bogorodicës pritet rreth gjysmë ore

Në vendkalimin kufitar të Bogorodicës pritet rreth gjysmë ore

Qarkullimi në shtet është rritur, ndërsa në kalimin kufitar të Bogorodicës pritet 15 deri në 30 minuta.

Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Edhe pse rrugët janë të thata, LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.