Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic nisën bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin. Takimi më i ri mes shefave të diplomacisë greke dhe maqedone vjen pas vizitës së tij në Athinë dhe Shkup. Bisedimet në Vjenë për të parën herë janë të nivelit të ministrave të punëve të jashtme si rezultat i paralajmëruarës në Davos në takimin e kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Minstria greke e Jashtme publikoi fotografitë nga takimi i dy ministrave në profilin e tëiterit të Koxiasit, me shpjegim të shkurtër se takimi nën ndërmjetsimin e negociatorit Nimic është pjesë e bisedimeve për të gjetur zgjedhje të pranueshme per te dy anët . Dimitrovi dhe Koxiasi dje patën takim me Nimicin në Vjenë ku kanë harmonizuar pozitat në prag të bisedimeve të sotme. Megjithatë nuk ka informacione nëse do t’ia prezantoje Koxiasi kolegut te tij Dimitrovit propozim kontraten qe e paralajmeroi për mesin e muajit shkurt. Nga KB kumtuan mundësinë për deklarata për shtyp të dy ministrave sot pasdite.
Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.
Negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë u ripërtërinë më 12 dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel, kur me ndërmjetësuesin Nimic u takuan negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Në raundin e fundit të bisedimeve, i cili u mbajt më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me një sërë propozimesh se po afrohet zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.
A.M
Almakos