Në Vushtrri mbahet debat i deputetëve me qytetarë

​Kuvendi i Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin “Ditët e Kuvendit”.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i parë për këtë vit do të mbahet sot në qytetin e Vushtrrisë, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Vushtrri duke filluar në orën 14:00.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Hykmete Bajrami, Xhevahire Izmaku, Albulena Haxhiu, Rasim Selmanaj, Shqipe Pantina, Haxhi Shala dhe Fikrim Damka.

TAGS