Me 21.08.2019 rreth orës 02.15 në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Zherovjan të Tetovës, zyrtarët policor e kanë arrestuar D.Sh.(33) nga fshati Negotinë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit te ai është gjetur kokainë. Pas zbardhjes së rastit kundër D.Sh. do të ngritet padi adekuate penale.