08 September
Një numër i madh i banorëve të fshatit Negotinë të komunës së Vrapçishtit, kanë protestuar sot kundër, siç thonin ata, helmimit të fushave që iu bëhen nga hedhja e mbeturinave nëpër gropat gjigante që ka hapur një firmë private e cila gërmon hapësirën për rërë. Banorët tani kanë edhe problemin e ujit për pije që është helmuar por edhe frikën për të blerë perimet që rriten në këtë fushë.
Sot jemi këtu që ta shohim varrezën e fshatit që e bën Golec Tetovë. Si drejtor i shoqatës i lus partitë që kur të vinë të kërkojnë votën, këtu të vinë jo në fshatin tonë. Lus Teuta Arifin që t`mos i hedhë mbetjet e spitaleve këtu në fshatin tonë por ti hedh në Tetovë- deklaroi Ismet Ramadani nga Shoqata Blue River
Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme, e heshtur por që çdo ditë na vret”.
Kërkojmë urgjentisht ndërprerjen e menjëhershme të hedhjes së mbeturinave të amvisërive dhe sidomos atyre të rrezikshme që vinë nga spitalet dhe ambulancat private. Helmimi që i bëhet sot tokës ka dhe do ketë ndikim edhe tek fëmijët e fëmijëve tanë- ankohen banorët.
“Kjo varrezë masive mbeturinash që kemi gjetur këtu përbën një krim ekologjik dhe duhet t’i alarmojë krejt organet e hetuesisë shtetërore se ky është një krim kundër njerëzimit”.
Gjatë protestës banorët i ka takuar pronari i Firmës që hap gropat, i cili deshi që të arsyetohet se mbeturinat nuk hidhen nga ai- tha Arianit Xhaferi, EcoGuerilla.
Krejt sjellim material këtu. Të Negotinës sjellin material ndërtimor jo prej spitaleve.
Nuk i kam pa kush i sjell, as unë. Ti duhet të sjellësh roje dhe t’i shohësh kush hedh këtu mbeturina. Nëse do ishim në Evropë ai që ua ka dhënë koncesionin duhet të shkoj në burg. Nuk ju përvishemi juve sepse ju shfrytëzoni vetëm anomalitë ligjore në këtë shtet idiotesk- u shpreh pronari i “Golec Trans”.
Banorët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të hedhjes së mbeturinave nëpër gropat që ka hapur firma për të marrë rërën, në të kundërtën ata janë kërcënuar me protesta të përditshme. Sipas banorëve, në këto gropa, dyshohet të jenë hedhur një pjesë e mbeturinave të deponisë së Tetovës, të cilat më pastaj janë mbuluar me rërë.
Bashkim Sulejmani