Nën hetim pesë persona fizik dhe një juridik të dyshuar për mashtrim dhe larje parash

Nën hetim pesë persona fizik dhe një juridik të dyshuar për mashtrim dhe larje parash

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se i dyshuari i parë ka bërë vepër penale të vazhdueshme “mashtrim” dhe vepër penale “larje parash dhe punë tjera nga veprat ndëshkuese”.

Personat tjerë dyshohen se kanë ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale “mashtrim”, ndërsa tre prej tyre dyshohen se kanë ndihmuar edhe gjatë kryerjes së veprës penale “larje parash dhe punë tjera nga veprat ndëshkuese.

Siç kumtoi sot Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, personi juridik dyshohet se ka bërë vepër penale “mashtrim” sipas nenit 247 paragrafi 8 në lidhje me nenin 4, paragrafi 1 ngs Kodi Penal.

“Në bazë të procedurës parahetuese prokurori që udhëheq me procedurën, erdhi deri te njohuritë që tregojnë se në periudhën nga korriku i vitit 2017 deri në prill të vitit 2018, i dyshuari i parë si kryetar i personit juridik të dyshuar, duke i shfrytëzuar dokumentet e personit juridik, i ka mashtruar dy udhëheqës të dy shoqërive për ndërtimtari. Ai duke gënjyer ka treguar se do të sigurojë tokë të pandërtuar shtetërore për ndërtimin e qendrës për persona të rritur dhe servis të celularëve, ndërsa pastaj edhe subvencionim nga ana e shtetit, nga të dëmtuarit përmes agjencisë autoriale ka arritur të marrë mjete në para prej 719.905 euro nga njëri person juridik dhe 233.821 euro nga tjetri. Personat tjerë të dyshuar qëllimisht i kanë ndihmuar të dyshuarit të parë në kryerjen e veprave penale duke përgatitur marrëveshje, duke i marrë mjetet e paguara dhe duke u dhënë mjete personave tjerë juridik në bazë të huasë ose donacionit”, sqarohet në kumtesë.

Njëri nga personat e dyshuar si funksionar, së bashku me të dyshuarin e parë, nënvizohet në kumtesë, kanë marrë pjesë në takimet e organizuara nga i dyshuari i parë, me ç’rast e kanë shfrytëzuar reputacionin dhe autoritetin e tij dhe të dëmtuarit kanë marrë përshtypje se pas projekteve të ofruara qëndron pushteti ekzekutiv.

“Duke vlerësuar se kushtet ligjore të plotësuara për përcaktim të masës për sigurim të pranisë së të dyshuarve, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup gjatë ditës të dorëzojë Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për një person dhe masë kujdesi për personat tjerë të dyshuar. I dyshuari i parë në suaza të procedurës tjetër gjendet në paraburgim, kumtojnë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, paralajmëroi se rasti “Reket”, nuk është shtjelluar në tërësi, sepse Prokuroria punon në vërtetimin e fakteve dhe rrethanave edhe për dy-tre veprime.

“Gjatë ditës së sotme do të hapim hetim edhe kundër katër personave”, tha Joveski.

Shtoi se kjo do të jetë pjesë e veprimeve të potencuara të gazetarëve, në pjesën e pagesës së mjeteve prej 720.000 euro nga firma e Manastirit. .