Nëna e zënë me valixhet ia lë djalin një pasagjeri, por treni niset

Nëna e zënë me valixhet ia lë djalin një pasagjeri, por treni niset

Një nënë e cila ishte e zënë me valixhet që duhet të ngjiste në trenin e nisur për në Roma Termini, i kërkoi një pasagjeri që të mbante pak djalin e saj, teksa ajo merrte.

Por në pak çaste ndodhi e papritura! Teksa gruaja ishte në tokë, treni u nis bashkë me djalin e saj të vogël, duke bërë që ajo të përfshihet nga paniku.

Por pasagjeri të cilit i ishte besuar fëmija, lajmëroi kontrollorin, i cili më tej lajmëroi policinë.

Kështu sapo treni mbërriti në stacionin e Terminit, vogëlushi iu besua një patrulle policie, e cila u kujdes për të deri sa erdhi e ëma. Gjithçka u përmbyll me lot gëzimi, pasi fatmirësisht nuk pati probleme të mëtejshme.

TAGS