Nëna ‘shokohet’ pasi zbulon se ç’ishte shenja në gojën e vajzës së saj

Nëna ‘shokohet’ pasi zbulon se ç’ishte shenja në gojën e vajzës së saj

Një nënë e shqetësuar ishte mbushur me frikë kur e vërejti një shenjë të madhe të zezë në qiellzën e gojës së vajzës së saj.

Darian Depreta po luante me vogëlushen e saj Bella kur e pa një shenjë të rrumbullakët.

Ajo kishte tentuar t’ia fshinte, por filloi ta kapte paniku kur ajo nuk zhdukej.

Pas kësaj nëna menjëherë e dërgoi tek mjeku, ku motra medicinale tentoi po ashtu t’ia fshinte, por pa sukses. Ata atëherë sugjeruan se kjo mund të jetë ndonjë shenjë nga lindja, gjë të cilën Darian e hodhi poshtë menjëherë, duke thënë se çdo ditë ia kontrollon gojën për t’ia pastruar.

Pas insistimit të nënës, mjekët vendosën t’ia bënin edhe në kontroll tjetër, ku e kuptuan se shenja në fakt ishte një copë kartoni nga një kuti të cilën Bella e kishte kafshuar dhe e cila i ishte ngjitur në qiellzën e gojës

“Nuk kam fytyrë më të shfaqem në atë ordinancë mjekësore. Kam qarë dhe qeshur rrafsh për pesë minuta”, ka deklaruar nëna Darian.

Megjithatë, teksa është turpëruar me këtë situatë, ajo ndjehet falënderuese që kjo nuk u bë më keq.

Në një postim në Facebook ajo shkroi: Po, vajza ime mund të ishte ngulfatur dhe e falënderoj Zotin që nuk përfundoi ashtu. Arsyeja e vetme që e postova këtë ishte për shkak se pasi që qava, u përfshiva nga paniku dhe mundohesha ta zbuloja se çfarë ishte (madje as mjekët nuk e dinin), vajza ishte mirë. E qeshura më erdhi pasi përfundoi gjithë “stuhia”.

“Dhe sa për dijeni, unë nuk ‘e lë’ vajzën time që t’i gëlltitë copat e kartonit. Ajo është duke e kaluar fazën e kruarjes së dhëmbëve dhe tenton të përtypë ÇDO GJË”.

“Thjesht ndodhi që ajo e gjeti një kuti katroni teksa unë po e mbushja pjatalarësen, dhe kur e pash ia largova nga duart menjëherë, por nuk e kuptova që një copë i ngeli në gojë”, përfundoi sqarimin e saj Darian Depreta.

TAGS