Nënkryetari i Kaçanikut: Do t’i deportojmë të gjithë ata që kërkojnë lëmosh

Nënkryetari i Kaçanikut: Do t’i deportojmë të gjithë ata që kërkojnë lëmosh

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për numrin e shtuar të njerëzve të cilët kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kësaj komune.

Bajra tha se është shumë shqetësuese numri i atyre që kërkojnë lëmoshë në komunën e Kaçanikut, pasi kjo ka të bëjë edhe me sigurinë brenda qytetit.

Ai tha se sot gjatë ditës me forcat e rendit të ditës do të bëjnë depërtimin e tyre nga Kosova, përcjell Telegrafi.

“Fatkeqësia më  e madhe është që numri nga 90 për qind që kërkojnë lëmosh, nuk janë nga Kosova por shtetas të Shqipërisë. E kemi marr shumë seriozisht këtë çështje dhe jemi në koordinim të ngushtë më stacionin e policisë në nivel lokal dhe shpresojmë që shumë shpejt do të dalim nga kjo situatë dhe të gjithë do të deportohen nga kanë ardhur. Sot kemi komunikimin e parë zyrtarë me këtë çështje dhe shpresoj që sot brenda ditës më forcat e rendit e rendit do të bashkëpunojmë dhe besoj që do t’i deportojmë nga kanë ardhur pasi ka edhe grupe të organizuara kriminale”, ka thënë Bajra. /Telegrafi/

TAGS