Nënshkruhen më shumë marrëveshje për bashkëpunim bilateral mes Shkupit dhe Athinës

Nënshkruhen më shumë marrëveshje për bashkëpunim bilateral mes Shkupit dhe Athinës

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe ministra të dy qeverive sot në Shkup kanë nënshkruar më shumë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral.

Zaev dhe Cipras në kuadër të seancë së përbashkët të Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve kanë nënshkruar plan aksionar për forcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës konform Marrëveshjes së Prespës.

Marrëveshje për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes mes ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kolegu i saj, Evangelos Apostolakis.

Memorandum për bashkëpunim mes Sekretariatit për çështje evropiane dhe MPJ-së greke për përshpejtimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE nënshkruan zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme të Greqisë, Ksija Anagstopolou.

Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë për Transport dhe Lidhje të dy vendeve nënshkruan ministrat resor, Goran Sugarevski dhe Hristos Spircis.

Marrëveshje për hapjen e vendkalimit të ri kufitar mes dy vendeve për lidhjen mes Majdanit dhe Promahejt në Greqi, nënshkruan zëvendësministri i MPJ-së Andrej Zhernovski dhe ministri alternativ i MPJ-së greke, Ksija Anagstopolou.

Loading…

TAGS