Me ofertën e re për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, NEOTEL, ofron mundësi të shkëlqyer për tu pajisur me veglat e nevojshme të Microsoft dhe me internet optik cilësor dhe stabil që do të lehtësojnë punën e përditshme në kancelari. Me lidhjen e kontratës 2 vjeçare për ndonjë nga pakot optike për shfrytëzues afarist, krahas internetit cilësor simetrik, qendrës virtuale telefonike, shfrytëzuesit e rinj fitojnë edhe 6 muaj pako të përfshirë falas të veglave bazë të Microsoft – Microsoft 365 Business Basic.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer, që krahas performancave të shkëlqyera, shfrytëzuesit të fitojnë edhe qasje në ueb versionet e veglave të Office në kompjuterët dhe celularët e tyre. Njëherësh, fitojnë hapësirë prej 1 TV për sistemimin e të dhënave në të cilat do të mund të kenë qasje nga kudo dhe të aktivizohet postë elektronike profesionale me 50 GB hapësirë. Ajo që është interesante është vegla speciale Microsoft Teams me të cilën do të mund të komunikojnë vazhdimisht me ekipet e tyre si dhe me klientët përmes video – konferencave, që është e një rëndësie të veçantë në këtë periudhë të distancimit social.
Oferta vjen si plotësim i pakove të mirënjohura optike të cilat janë të njohura për cilësinë e tyre. Të njëjtat fillojnë me shpejtësi prej 100 Mbps internet simetrik, i cili garanton stabilitet në komunikim.
Për më shumë detale në lidhje me ofertën hapni këtë link.