Analizë e Almakos
KULMI I DYFYTYRËSISË DHE JO KORREKTËSISË POLITIKE: GORDANA SILJANOVSKA ËSHTË DUKE UDHËHEQUR KAMPANJË KUNDËR NEPOTIZMIT DHE PUNËSIMEVE PARTIAKE ME ANASTASIJA ILIEVSKA KËSHILLTARE E HORHE E CILA E PUNËSOI VAJZËN NË AGJENSIONIN E ZBULIMIT
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovka e ka arritur kulmin e dyfytyrësisë politike dhe jo korrektësisë. Në profilin e saj publikoi se “ i përjashtuan më të mirët për t`i punësuar vajzat dhe djemtë e tyre”. Publikimit në fjalë, Gordana Siljanovska ia ka bashkangjitur edhe fotografinë me Anastasija Ilievska, këshilltare për siguri të Gjorge Ivanov dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së se si bisedojnë me të rinj për nepotizmin dhe punësimet partiake.
Pikërisht ajo Anastasija Ilievska e ka punësuar vajzën e saj Andrea Ilievska në Agjencionin e zbulimit e cila është nën kontrollin e kabinetit të Ivanovit ku ajo është këshilltare për siguri. Siljanovska edhe në programin e saj zgjedhor flet për nepotizëm dhe klientelizëm partiak përsëri pa pasur parasysh se kampanjën po e udhëheq me Anastasija Ilieska që është shembulli më i mirë për nepotizëm dhe partizim.
Është e paqartë nëse për Gordana Siljanovska nuk vlen nepotizmi dhe punësimet partiake kur bëhet fjalë për VMRO-DPMNE-në ose këtë e llogarit si fenomen normal vetëm kur bëhet fjalë për partinë e saj.