22 Shkurt 2019 / 22:15
Ditëve të fundit ka shumë reagimeve në opinion për nepotizmin në vend. Funksionarët vijojnë t’i punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione e ndërmarrje publike. Kryeministri Zoran Zaev edhe sot theksoi se do të kërkojë përgjegjësi, nëse Komisioni Kundër Korrupsionit, ose ndonjë institucion tjetër vërteton se ka pasur intervenime dhe shkelje të ligjit.
Në emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat, kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska thekson se në bazë të Nenit 76 nga Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave kanë filluar procedurë për deri tani 18 raste. Ajo duke marrë shembull konkret vajzën e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi e cila gjendet në listën e rasteve, shtjellon mënyrën se si ky Komision do të filloj hetimin.
“ Ne së pari do të fillojmë nga sistematizimi i ELEM-it nëse janë bërë ndryshime të shpeshta të sistematizimit, nëse për nevojat e vajzës së kryetarit është krijuar vend pune që vetëm ajo të punësohet. A ka pasur konkurs transparent, a janë paraqitur në atë konkurs më shumë kandidatë, a ka qenë ajo më e mira, më pas a ka pasur kritere përkatëse për selektimin e kandidatëve nëse gjatë gjithë atij selektimi vajza e kryetarit ka qenë më i mira. Nëse del se e gjithë ajo është në rregull, ajo meriton të punojë, secili meriton të punojë”, pohoi Ivanovska.
Loading…