Ndër masat e marra nga “Neptun Maqedoni” është lëvizja e orientuar e konsumatorëve në dyqane, me qëllim të sigurimit të një procesi të këndshëm dhe të kontrolluar të blerjes së produkteve, duke marrë informatë për përdorimin e tyre, pa krijuar tollovi dhe pa grupim të më shumë konsumatorëve.
Që nga fillimi i pandemisë kovid-19, autoritetet shëndetësore tek ne, por edhe globalisht, vazhdimisht kanë përsëritur masat për mbrojtje që janë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e korona-virusit të ri. Pas lehtësimit të masave, hapja e dyqaneve dhe kthimi i punonjësve në punë, u imponua nevoja që kompanitë të zbatojnë protokolle shtesë për të mundësuar rrjedhën e pandërprerë të punës, pa rrezikuar punonjësit, dhe kështu të mbrohet edhe shëndeti publik.
“Neptun Maqedoni”, si pjesë e një prej grupаcioneve më të mëdha investuese në Evropën Juglindore, “Balfin”, e ka marrë seriozisht këtë nevojë të “normalitetit të ri”. Nga kompania thonë se mbrojtja personale është një përparësi – larja e rregullt dhe e shpeshtë e duarve, përdorimi i dezinfektuesve, mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës dhe, si rrjedhojë, informimi dhe edukimi i duhur luajnë një rol kryesor.
– Informatat e ndara në mënyrë të përshtatshme, të shpejtë dhe me efikasitet për masat e vetë-mbrojtjes deri te të gjithë punonjësit e “Neptun Maqedoni” ishin hapat e parë që kompania i ndërmorri në mënyrë që të sigurohemi që burimet tona njerëzore janë të mbrojtura gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Ne jemi përqëndruar që secili individualisht të edukohet për punën e sigurt në kushte të imponuara dhe të ruajë distancën në kontakt me konsumatorët – thotë Maja Koteska-Donçovska, udhëheqëse e çështjeve të përgjithshme në “Neptun”.
Përgjegjësia individuale është jashtëzakonisht e rëndësishme për zbatimin e këtyre masave themelore, dhe punonjësit e “Neptun Maqedoni”, një pjesë e madhe e të cilëve janë në kontakt me klientët e shumtë, tregojnë një nivel të lartë të vetëdijes dhe përgjegjësisë.
– Është e papranueshme mosmbajtja ose përdorimi jo i duhur i pajisjeve mbrojtëse. Punonjësit tanë janë shumë të kujdesshëm për të mbrojtur veten, kolegët dhe klientët e tyre – thotë Ana Kostovska, drejtoreshë e Sektorit të burimeve njerëzore në “Neptun”.
Sidoqoftë, menaxhmenti i kompanisë, për të siguruar një nivel edhe më të lartë të sigurisë, përgatiti protokolle dhe procedura shtesë, të cilat janë shpallur publikisht. Kostovska thotë se në atë mënyrë ata vetë si dhe konsumatorët, ndjehen më të sigurt.
– Reparti i burimeve njerëzore që nga fillimi i korona-pandemisë në mënyrë më transparente ndan të gjitha informacionet lidhur me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë, ne jemi këtu për të tërhequr vërejtjen nëse vërejmë një mosrespektim të caktuar për masat. Gjithashtu, në periudhën e kaluar kemi prezantuar edhe punën nga shtëpia për pozicionet ku prezenca në zyrë nuk është e domosdoshme. Kjo rezultoi mjaft e suksesshme dhe të gjitha proceset u zhvilluan pa pengesë. Kompania jonë në çdo aspekt ndjek dhe respekton masat e përcaktuara nga ana e institucioneve, kështu që të gjithë punonjësit që janë prindër të fëmijëve deri në 10 vjet dhe të sëmurë kronikë janë të liruar nga puna. Masat parandaluese që nënkuptojnë izolimin e punonjësve të caktuar gjithashtu zbatohen. Më e pakta që duam është të rrezikojmë shëndetin e dikujt dhe në përputhje me këtë i ndërmarrim të gjitha masat, por prapseprap përgjegjësia personale e secilit individ ka një rol vendimtar – shpjegon Kostovska.
Ndër masat e marra nga “Neptun Maqedoni” është lëvizja e orientuar e konsumatorëve në dyqane, me qëllim të sigurimit të një procesi të këndshëm dhe të kontrolluar të blerjes së produkteve, duke marrë informatë për përdorimin e tyre, pa krijuar tollovi dhe pa grupim të më shumë konsumatorëve.
– Gjithmonë ka sfida, por ne të gjithë jemi të përfshirë në mënyrë të barabartë në zinxhir. Është me rëndësi edhe informimi i konsumatorëve dhe respektimi i masave nga ana e tyre. Për t’i informuar ato në mënyrë të duhur, ne kemi bërë postera dhe afishe për të shënuar distancën e sigurt – thotë Koteska-Donçovska.
Si dhe vetë procesi i punës, ndryshime pësoi edhe mënyra e rekrutimit dhe zgjedhjes së kandidatëve për të plotësuar pozicione të caktuara.
– Si shumica e kompanive, edhe ne kemi ndjerë ndikimin e krizës shëndetësore, por mund të mburremi se nuk kemi nxjerrë nga puna asnjë punonjës të vetëm. Përkundrazi, aty ku kishte nevojë për personel shtesë, plotësohej rregullisht dhe ende po plotësohet. Procesi i rekrutimit dhe përzgjedhjes kaloi nga mënyra tradicionale e intervistimit në intervista onlajn dhe testime onlajn. Në raste të caktuara, ne kemi përdorur këtë mënyrë të intervistimit edhe më parë, kështu që kemi kaluar lehtë në mënyrën dixhitale të selektimit – shpjegon Kostovska dhe thekson se procesi i prezantimit të punës për punonjësit e rinj zhvillohet përmes platformave dixhitale.
Ajo shton se ata nuk e përjashtojnë plotësisht kontaktin personal dhe intervistat e drejtpërdrejta, por ato zhvillohen nën protokollet speciale të distancave dhe mbajtjen e detyrueshme të maskave.
Në “Neptun” pajtohen se kujdesi për burimet njerëzore gjithashtu do të thotë kujdes për vetë kompaninë, dhe në një situatë të pandemisë globale edhe kujdes për shëndetin publik.
Përveç të gjitha masave të mbrojtjes në dyqane, “Neptun” vazhdon të investojë edhe në zhvillimin e e-shitjes, në mënyrë që të mundësojë një përvojë më të mirë për ata konsumatorë për të cilët zgjedhja e pare është onlajn-blerja.
-Onlajn-blerja është mënyrë alternative e shitjes dhe në gjendje të pandemisë, çdo konsumator mund të porosis një produkt shpejt, lehtë dhe sigurt përmes faqes sonë të internetit ose përmes aplikacionit celular, kurse produkti të dorëzohet në adresën e dhënë. Pandemia dhe “normalja e re” padyshim që kanë kontribuar në aktivizimin masiv të këtij kanali të shitjes. Ne jemi veçanërisht të kënaqur që edhe para pandemisë, statistikat tona tregojnë rritje të qëndrueshme të onlajn-shitjes. Ne synojmë të zgjerojmë më tej internet-dyqanin përmes aksioneve dhe pakove të destinuara për konsumatorët, me qëllim që t’i afrojmë ata sa më afër produkteve dhe shërbimeve tona dhe të kontribuojmë në funksionimin më të mirë të konsumatorëve me secilin produkt të blerë. Ne besojmë se onlajn-blerja do të rritet edhe më shumë dhe kjo do të jetë e ardhmja e shitjes me pakicë të pajisjeve shtëpiake – thotë Koteska-Donçovska.
Përshtatja e suksesshme në normalitetin e ri është gjithashtu karakteristikë e kompanive të tjera që janë pjesë e “Balfin”, një nga grupacionet më të mëdha investuese private në rajon. Në mesin e tyre është edhe “Skopje ist gejt”, një kompani që punon në ndërtimin e një kompleksi multifunksional në Shkup. Balfin gjithashtu ka investuar ndër vite në zhvillimin edhe të disa qendrave tregtare, objekteve rezidenciale dhe komerciale, projekteve turistike si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, Tirana Bank, blerjen e së cilës Balfin vjet e kompletoi bashkë me bankën Komercijalna banka ShA Shkup, pastaj kompani nga industria e modës dhe minierave dhe nga sfera e shitjes me pakicë si “Neptun”, “Jumbo”, SPAR dhe të tjera. Në qëllimet e paracaktuara të “Balfin” nuk është vetëm të zgjerojë biznes-portofolin, por edhe të përmirësojë jetën e komunitetit, zhvillimin e tij, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe, gjithsesi, kujdesi për punonjësit. Pothuajse 6.000 të punësuar në Austri, Mal të Zi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Hollandë janë nën ombrellën e kompanive që janë pjesë e grupacionit “Balfin”, dhe kujdesi për ta është në rradhë të parë.