Nëse BDI del me kandidat të vetin presidencial, do të mbetet nën 50 mijë vota?!

Nëse BDI del me kandidat të vetin presidencial, do të mbetet nën 50 mijë vota?!

Vetëm kohë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se do të del me kandidat të vetin për president të shtetit, kjo u bë e ditur në mbledhjen e paradokohshme të kryesisë së BDI-së, me ç’rast u vendos se në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me partitë shqiptare për një kandidat të përbashkët.

Por, shumë zëra flasin se BDI reteroi nga ky qëndrim i saj pikërisht kur është ballafaquar me realitetin se mund ta pësoj shumë keq me vota nëse shkon e vetme. Andaj, gazetari Emad Mehmeti ka vlerësuar se për këto arsye BDI kërkon shpëtimin nga turpërimi tek LSDM-ja duke u fshehur pas kandidatit konsensual, apo nëse nuk arrihet një marrëveshje e këtillë do shkonte në bisedime edhe me partitë shqiptare.

Pse BDI u krekos se do del me kandidat të vetin për kryetar shtetit, ndërsa me bisht ndër shalë strehoet prapë në kandidatin konsensual të LSDM-së?! Sepse informatat e mia flasin se anketimet e brendshme i kanë treguar partisë së Ahmetit, që nëse BDI shkon me kandidat të vetin për president pikëpyetje e madhe do ishte nesë do i merrte 50 mijë vota. Prandaj reteremi i tyre tek “kandidati konsensual” është gjetje për t’i ikur turpit elektoral“, shkruan Mehmeti.

Ndërkohë, opozita shqiptare e quan jo konzistente deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti për kandidat konsensual. Thonë se nuk e konsiderojnë të qëlluar mënyrën e ftesës së Ahmetit për çfarëdolloj kandidati, për shkak se sipas tyre, ekziston një vend i përbashët që quhet Tryeza e partive shqiptare, që BDI e shfrytëzoi deri sa të futet në qeveri.