Nëse duhet të merret imuniteti për rastin “Haraçi”, Xhaferi do t’i thirr deputetët nga pushimi

Nëse duhet të merret imuniteti për rastin “Haraçi”, Xhaferi do t’i thirr deputetët nga pushimi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk deshi të komentojë spekulimet rreth përfshirjes së mundshme të deputetëve në rastin “Haraçi” të cilën e hapi Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion.

Xhaferi tha se nëse vjen puna deri tek dorëzimi i kërkesës për marrjen e imunitetit, deputetët në muajin gusht janë në pushim, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk do të thirret seancë dhe të debatohet për këtë.

“Kuvendi gjithmonë është në seancë. Deputetë kudo që të jenë, dihet se duhet të jenë të përgatitur për tu kthyer në kohë të caktuar. Nëse ka nevojë, duhet të planifikojë me koordinatorët që të ketë informacione se cili ku do jetë dhe në rast duhet të dimë se në cilën kohë mund të kthehen”, tha Xhaferi./Telegrafi/