Në emisionin “Shtypi javor” të TV1, mysafir ishte analisti Xhevdet Hajredini i cili foli gjerësisht për takimin midis presidentit shqiptar Ilir Meta dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Almakos.
Hajredini theksoi ndërmjet tjerash atë se Ilir Meta nëse dëshiron që t`i përkrahe shqiptarët e Maqedonisë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk duhet që ta përkrahe Ali Ahmetin.
Meta, sipas Hajredinit, duhet që ta përkrahe Prokurorinë Speciale dhe prokuroren Fatime Fetai, sepse sfida më e madhe e Maqedonisë është ndëshkimi i krimit të organizuar.
“Për çfarë përkrahje bëhet fjalë? Dhe të mos zgjidhet problemi me emrin, Maqedonia do të vazhdoje të ekzistoje edhe si shtet edhe si territor. Emri në tërësi nuk do t`i zgjidh problemet e brendshme. Duhet që të pastrohet me korrupsionin dhe t`i besojmë sistemit gjyqësor. Unë do ta porosisja se nëse dëshiron që t`i përkrahe shqiptarët në Maqedoni, le ta përkrahe shqiptaren Fatime Fetai”, deklaroi Hajredini./Almakos/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2187488907958616/