Nëse largohet nga Barcelona, ky mund të jetë klubi i ri i Suarezit

Nëse largohet nga Barcelona, ky mund të jetë klubi i ri i Suarezit
22:40 | 21 Gusht 2019

A po largohet Luis Suarez nga Barcelona?

Luis Suarez vazhdon të ketë oferta për largim nga Barcelona.

Mirëpo, klubeve evropiane që mundohen ta joshin yllin uruguaian të largohet nga Camp Nou u është bashkuar edhe Miami nga Major League Soccer.

Pronari i klubit, David Beckham shpreson që në të ardhmen e afërt ta bind Suarezin ta provojë një përvojë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.net.

Interesimi nga Miami për një futbollist nuk është i ri sepse klubi amerikan së fundmi kishte kërkuar edhe golgeterin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani. /Lajmi.net/

TAGS