Nëse po i ngrohni këto ushqime, po bëni gabim të madh

Nëse po i ngrohni këto ushqime, po bëni gabim të madh

Ngrohja e ushqimit të drekës për ta konsumuar sërish në darkë është kthyer tashmë në një mënyrë jetese.

Mbrëmjeve të së premtes, kur do të boshatisësh frigoriferin apo do që të mbeturat e një nate më parë t’i kthesh në një vakt të ri, mikrovala është zgjidhja më e dobishme.

Por studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, veçanërisht nëse ato nuk janë ruajtur më parë në mënyrën e duhur në frigorifer apo jashtë tij.

8 ushqimet e mëposhtme mund të të shkaktojnë helmim ushqimor, nëse rinxehen apo nuk ruhen ashtu siç duhet:

Selino, spinaqi dhe panxhari

Nitratet e këtyre perimeve mund të kthehen në toksike pas ngrohjes, por dhe të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Kështu që është mirë që këto produkte t’i përjashtosh nga çdo pjatë që vendos në mikrovalë për ta ngrohur.

Kërpudhat

Në përgjithësi, kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët

Të rinxehësh proteinat e një veze të zier apo të fërguar mund të përbëjë rrezik helmimi dhe mund të shkaktojë rrënim në sistemin tretës.

Patatet

Për sa u përket patateve, nuk dihet nëse duhet t’i lësh në temperaturë dhome apo t’i vendosësh të ftohen në temperaturë frigoriferike. Temperaturat e ngrohta mund të nxisin rritjen e botulizmit, një bakterieje e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë në mikrovalë, kështu që më e mira është t’i mbash të freskëta, në mënyrë që të shmangësh çdo problem që mund të lindë nga ringrohja.

Orizi

Edhe mënyra se si e ruan orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, orizi i papjekur mund të përmbajë në spore bakterie që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, sporet mund të mbijetojnë, ndërsa nëse lihet në temperaturë dhome, sporet mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella si dhe diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk të shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Pula

Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë. Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, kështu që nëse do ta ngrohësh për herë të dytë mishin e pulës, por edhe çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohu që është gatuar plotësisht edhe në brendësi.

TAGS