Nesër dhe pasnesër, vranët dhe me reshje të dobëta shiu

Nesër dhe pasnesër, vranët dhe me reshje të dobëta shiu

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të mërkurën dhe të enjten mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s. /Telegrafi/

TAGS