Alsat 2019-11-21T15:09:24+01:00
Nga nesër fillon vaksinimi pa pagesë kundër gripit sezonal. 28,000 vaksinat falas janë të dedikuara për pensionistët mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muajsh deri në 5 vjeç si dhe për punonjësit shëndetësor. Rreth 6000 persona vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur për t’u imunizuar.
Çdokush që është i interesuar dhe që bën pjesë në këto grupe rreziku duhet të caktojë termin tek mjeku amë përmes “Termini Im” dhe vaksinimi falas do të bëhet në njërin prej punkteve të Shtëpisë së Shëndetit, në Bukuresht, Gjorçe Petrov dhe Çair”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Polinklinikat do të jenë të hapura nga e hëna deri të premten.
Në këto poliklinika vaksinimi do të bëhet në orët e pasdites nga ora 14.00 deri më 18.00 dhe do mbulohen nga ekipe të mbrojtjes preventive. Numri i saktë i vaksinave nëpër poliklinika është nga 2500-2800”-pohoi Viktor Isjanovski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Publik, Shkup.
Vaksinat komerciale të cilat kushtojnë 650 denarë kanë filluar të jepen nga e hëna në të gjitha Qendrat për Shëndet Publik në mbarë vendin. Ministri Filipçe njoftoi se nëse nuk mjaftojnë vaksinat që ka siguruar dikasteri i Shëndetësisë atëherë vaksina shtesë do të merren nga Qendra për hulumtime në SHBA e cila është e gatshme ti japë si donacion.
Vjollca Aliti
Loading…