Nesër, mot me shi e borë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s. /Telegrafi/

TAGS