25 Mars 2019 / 22:55
Pjesë të komunës së Kisella Vodës, Aerodromit, Gjorçe Petrovit, Karposhit dhe Petrovecit nesër, në një periudhë të caktuar të ditës, nuk do të kenë energji elektrike për shkak intervenimeve në rrjetin elektro përçues.
Siç informoi QRMK, pa energji elektrike do të jenë prej orës 08:30 deri 10:00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Hristo Uzunov”, “Bansko”, “Rilisko Kongres” dhe “Kratovska” në komunën e Kisella Vodës, prej orës 09:00 deri në orën 12.00 shfrytëzuesit e rrugës “Nikolla Parapunov” ndërtesa 3 dhe objektet përreth në Karposht, 09:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit e fshatrave Sushicë, Qolija, Konjarja e Poshtme, Mesme dhe e Epërme, Dival dhe Zhivinje në Petrovec, prej orës 09:00 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Atanas Ilioski” në Gjorçe dhe nga ora 10:30 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e rrugës “Vodoça” në Aerodorom dhe nga ora 12:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e rrugëve “mite Bogoervski” me numrat 2,3,5,6 dhe 7 në Aerodrom./mia/
Loading…